| Hostuar nga: |
|

|
| License |
|
 |
|
|

-----------------------------------------------------------------------------------------

----------------------------------------------------------------------------------------- |
|
Vazhdon kriza pėr
Juventusin |

Juventusi nuk po arrin tė shijojė fitoret as nėn drejtimin e trajnerit
tė ri, pasi biankonerėt nuk kanė mundur tė nxjerrin mė shumė se njė barazim 1-1
nė fushė tė Livornos.
Vendasit nga Livorno kaluan tė parėt nė epėrsi me golin e Antonio Filippinit
nė minutėn e 26-tė tė ndeshjes, ndėrsa edhe goli tjetėr i ndeshjes, ai i
barazimit erdhi po ashtu nė pjesėn e parė, me Nicola Legrottaglie barazoi katėr
minuta para pauzės (41’). Tetė minuta para fundit tė kohės sė rregullt, Juventus
mbeti me dhjetė lojtarė nė fushė pasi Felipe Melo u ndėshkua me kartonin e dytė
tė verdhė. Por vendasit nuk arritėn tė pėrfitojnė nga epėrsia numerike dhe u
ndanė tė kėnaqur me vetėm njė pikė. Ky ėshtė barazimi i dytė nė dy ndeshje pėr
trajnerin e ri tė Juves, Alberto Zaccheroni, qė i humb kėtij ekipi edhe pozitėn
e pestė, ku tash ėshtė ngjitur Palermo. /Juventus-Fans.Net |
|
Juve barazon me Lazion |

Kryendeshja e javės sė 22-tė nė Serie A, e zhvilluar ndėrmjet Juventusit
dhe Lazios, nuk dha fitues.
Bianconerėt kanė barazuar me rezultat 1-1 kundėr Biancocelestėve,
nė ndeshjen e zhvilluar para tifozėve tė vet nė Torino.Zonja e Vjetėr zhvilloi
ndeshje mė tė mirė dhe dominoi thuajse gjatė gjithė takimit, mirėpo rezultati
nuk ishte ai i nevojshmi.Ikona bardhezi Alessandro Del Piero fitoi njė penallti,
tė cilėn e shndėrroi nė gol (70’) pėr tė kaluar vendasit nė epėrsi.Mirėpo,
fitoren Juventusit ia mohoi Stefano Mauri, i cili shėnoi tetė minuta mė vonė
(78’), pėr t’ia siguruar njė pikė tė rėndėsishme skuadrės kryeqytetase.
/Juventus-Fans.Net |
Ferrara shkarkohet, Zaccheroni nė vend tė tij
|

Alberto Zaccheroni ėshtė edhe zyrtarisht trajner i ri i Juventusit pasi
nėnshkroi kontratė qė do ta mbajė atė te ky klub deri nė fund tė sezonit.
Ciro
Ferrara eshte informuar largimin e tij para pak ēastesh.
Njė deklaratė nė sajtin zyrtar tė Juventusit thotė:
Zaccheroni ėshtė trajneri i ri i Juventusit.
Qė nga sot, Juventusi ka njė trajner tė ri: Alberto Zaccheroni. Juventus kėshtu
vendos qė ta liroj Ciro Ferrarėn nga detyrimet e tij dhe tė vė nė atė post
takticienin romak qė ka nėnshkruar kontratė deri nė qershor tė 2010.”
Zaccheroni do tė bėj stėrvitjen e parė nga ora 15:00. Nė ora 17:00 do tė
prezantohet nė njė konferencė pėr shtyp.
Zaccheroni ishte trajner i Interit, Milanit dhe Udineses.
Ciro Ferrara tani nuk ka se ēfarė tė kėrkoj nė Vinovo. Klubi po punon pėr ta
shkėputur kontratėn me tė.
Zaccheroni do ta drejtoj Juventusin deri nė fund tė sezonit, para se ta punėsoj
Benitezin nė baza permanente. /Juventus-Fans.Net
|
|
Juve eliminohet nga Coppa Italia |

Interi ka shėnuar fitore prej 2-1 nė ‘finalen para
finales’ tė Kupės sė Italisė kundėr Juventusit, dhe kėshtu zikaltrit kanė
siguruar njė vend nė gjysmėfinale.
Bardhezinjtė kaluan tė parėt nė epėrsi me anė tė brazilianit Diego nė minutėn e
10-tė dhe ishin skuadėr mė e mirė nė gjysmėn e parė tė lojės.
Nė pjesėn e dytė, Interi u rikthye nė lojė pėr ta pėrmbysur rezultatin nė 2-1.
Goli i parė i vendasve erdhi pas njė gjuajtje tė lirė, me ē’rast topi u devijua
dhe mė sė miri u gjet Lucio, i cili shėnoi nė portėn e Buffon (71’), pėr tė
barazuar rezultatin. Njė minutė pa pėrfunduar koha e rregullt e takimit, Gigi
Buffon mbrojti gjuajtjen e Thiago Mottas, por jo edhe tė Mario Balotellit, i
cili shėnoi golin e fitores. /Juventus-Fans.Net
|
Blanc nė Angli, pėr tu
takuar me Benitez
|

Presidenti i Juventusit Jean-Claude Blanc dėshiron qė sa mė shpejtė ta sjell
Rafa Benitezin nė stolin e Juves dhe pėr kėtė arsye ka udhėtuar nė
Liverpool.
Raporti pohon se Blanc ka ndryshuar strategjinė pėr ta zėvėndėsuar Ferrarėn.
Ai ka fluturuar nė Liverpool pėr tė sqaruar ēėshtjen Benitez, dhe ta bind
kėtė tė fundit qė tė largohet nga Anfield.
Blanc do tė pėrdor situatėn jo tė mirė nė Anfield pėr ta tendosur Benitezin.
Problemet financiare tė Liverpoolit, ashtu si paqartėsitė mes bordit tė
klubit dhe spanjollit mund ta konkretizojnė transferimin nė favor tė
Juventusit.
Sidoqoftė, nuk ka garanci se entuziazmi i Blanc do tė shpaguhet. Si rezultat,
Juventus ka planin B qė do ta shoh Roberto Bettegan tė angazhuar pėr tė
siguruar njė trajner tė pėrkohshėm deri nė fund tė sezonit.
Alberto Zaccheroni dhe Claudio Gentile janė favoritėt pėr kėtė opcion.
Zhvillime tjera pritet tė ndodhin, dhe njė konfirmim zyrtar pritet sonte pas
ndeshjes Inter vs Juventus. /Juventus-Fans.Net
|
|
| Next Match |
|

JUVENTUS - GENOA
Serie A TIM -14 shkurt 2010
h.15:00
Stadio Olimpico - Torino |
| Last Match |
|

|
| Tabela |
|
|
|